MENU
klinika

Rriten shtrimet nga gripi dhe meningiti

Pak raste me Covid, Infektivi i kthehet normalitetit

22.01.2023 - 13:17

Spitali Infektiv është kthyer në normalitetin e tij të para pandemisë. Zbehja e situatës së Covid-19 ka shtuar rastet e rënda me grip dhe me infeksione të tjera.

Pjesën më të madhe të shtrimeve e zënë komplikacionet nga gripi dhe nëntipet e tij. Mjekët infeksionistë thonë se dimri ka riaktivizuar edhe meningitet dhe infeksionet e tjera të trurit. Sipas tyre, nuk është situatë alarmante, por me shfaqjen e shenjave, pacienti duhet të paraqitet tek mjeku specialist për të bërë diferencën nëse është komplikacion nga gripi apo infeksion tjetër.

Edhe për ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) jemi në një situatë të zakontë dimri, ku qarkullojnë shumë viroza njëkohësisht, por epidemia e gripit ende nuk e ka arritur pikun e saj.