MENU
klinika

Pala greke punon me 2 sportele

Pas festave, emigrantët ‘ndahen’ nga familjet/ Situata në kufi

02.01.2023 - 17:44

Pasi festuan festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, ditën e sotme qindra emigrantë shqiptarë po largohen nga vendi.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka pasur një fluks të madh në pikat kufitare, ku më së shumti janë shqiptarët që po udhëtojnë drejt Greqisë.

Raportohet se ata kanë pritur në radhë nga 30 minuta deri në një orë.

Pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2.

Gjithashtu kthimi i emigrantëve shqiptarë sërish në Greqi, ka sjellë një fluks të madh edhe në pikën kufitare të Kapshticës. Dhjetra automjete kanë qëndruar në pritje për të hyrë në territorin grek, ndërsa radhë më të pakët ka pasur në hyrjen nga Greqia.

Sakaq here pas here ne tokën neutrale janë kruijuar radhë të gjata, por ritmet e punës te policisë kufitare në të dyja anët e kufirit janë te larta.

Për të përballuar fluksin e punës, pika kufitare e Kapshticës, ka hapur 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa pala greke po vijon punën me dy sportele.