Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike dhe marrëdhënien që forca politika ka me institucionin që ai drejton. Pas mbledhjes së KQZ, në një prononcim për mediat, Celibashi deklaroi se për PD-në ende nuk ka një vendim të Gjykatës së Tiranës për të transferuar legjitimitetin nga Enkelejd Alibeaj tek Sali Berisha, e jo vetëm. Ndryshim do të duhet të bëhet edhe përmes Indrit Sefën dhe Marash Logut, me Ivi Kason. Po ashtu, Celibashi ka shtuar se në momentin që do të ketë të gjithë propozimet për anëtarë të KZAZ do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime. I pyetur se cilën palë do të njohë KQZ-ja në zgjedhje e kandidatët e kujt do të regjistrojë, Celibashi theksoi se do të vepronte vetëm ashtu siç parashtrohej në ligj, e ashtu si të vendoste Gjykata e Tiranës.
PJESË NGA KOMUNIKIMI ME GAZETARËT:
Kur e prisni listën me anëtarë?
Celibashi: Ka një parti dhe një forcë politike. Nuk ka dy parti me të njëjtin emër. Presim propozimet e PD, kur të voijnë do të vlerësojmë legjitimitetin. Autorizimi, do vlerësohet autorizimi dhe nëse është lëshuar nga personi që është përfaqësues dhe drejtues.
Keni komunikim nga Ivi Kaso për të sjellë emra?
Celibashi: Kemi komunikim institucional për emra, deri në momentin që ne flasim, kemi zotin Marash Logu dhe Indrit Sefa. Në kuadër të komunikimeve, kemi dhe me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë.
Ç’do merret parasysh për të regjistruar partinë?
Celibashi: Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që do të sjellë dokumentacion në KQZ. Në kuptimin që është apo jo me tagër për të sjellë kërkesa të ndryshme. Sot është përfaqësues i PD, janë në fakt, dy emrat Logu dhe Sefa. Do jenë këta nesër, pasnesër, nuk e them dot. Por autorizimi që ata kanë është në përputhje me Kodin zgjedhor. Nëse do të vijë një kërkesë për regjistrimin e PD. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës. Kjo është një çështjes që nuk e vendos KQZ-ja se kush është organi që përfaqëson një parti politike, që udhëheq një parti politike nuk e vendos KQZ-ja, është një institucion tjetër dhe ne do të vlerësojmë në momentin që do të kemi këto kërkesa çfarë legjitimiteti ka ky apo ai person. Pastaj duhet thënë, KQZ gjithmonë edhe duke parashikuar ligjin nuk i ka qëndruar strikt këtij afati. Është një proces që nuk përfundon në 29 janar. E kuptoj këtë diskutim shumë mirë sepse këtu jetoj dhe unë. Është kjo çështja se kush është drejtuesi i PD. Ka shumë rëndësi që të kuptohem nga të gjithë se kush është roli i KQZ në këtë proces. Secili ka këndvështrimin e vetë. Në fund, ngelet ligji.
I njihni ndryshmet në PD sepse ka një vendim gjykate?
Celibashi: Për KQZ, ky proces bazohet në një institucion tjetër. Nuk e vendosim dot ne. Nuk bëjmë dot interpretime. Ky konflikt nuk do të ishte në Gjykatë, do të ishte në KQZ në ditën një. Por nuk është në KQZ.