MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

PD kallëzon penalisht drejtoreshën e parë

16.01.2023 - 14:36

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Valbona Lalën, drejtoreshën e kopshtit nr.9 në qytetin e Elbasanit pasi sipas tyre po abuzon me funksionin për të kërkuar mbështetje për PS në zgjedhjet e 14 majit.

Në një njoftim zyrtar, PD Dega Elbasan, akuzon Valbona Lalën se ka mbledhur kartat e identitetit bashkë me numrat duke kërkuar mbështetje dhe angazhim të punonjësve për Partinë Socialiste në garën e 14 majit 2023.

Sipas PD, kallëzimi vjen “pas indikacioneve dhe referimeve të marra nga nënpunës të një institucioni publik arsimor, për rastin e drejtueses së Kopshtit Publik nr.9 në Elbasan znj.Valbona Lala”.

“Është trishtuese dhe e paprecedentë se si një drejtuese e një institucioni arsimor angazhohet për mbledhjen e numrave të kartave të identitetit, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste! Është trishtuese se si një funksionar që është emëruar për të mësuar dije dhe kulturë tek fëmijët, angazhohet në veprimtari anti-demokratike dhe anti-ligjore në funksion të ruajtjes së pozitave të saj si drejtuese institucioni”, thuhet në njoftimin e PD.

Ndër të tjera, PD shton se do të ndjekë të gjithë hapat ligjore përballë çdo funksionari publik që zgjedh të vendoset në shërbim të Partisë Socialiste.

Deklarata zyrtare e PD:
Kallëzim penal për drejtoreshën e Kopshti nr.9 në Elbasan, Valbona Lala!

Njoftim për Mediat Partia Demokratike Dega Elbasan ka paralajmëruar edhe më herët se po ndjek me përgjegjshmëri dhe kujdes të plotë sjelljen e drejtuesve të çdo niveli në institucionet publike në Elbasan, sa i takon qëndrimeve të tyre në raport me vartësit në funksion të procesit zgjedhor të 14 majit! Kryetari i degës së Partisë Demokratike Dega Elbasan, Blendi Himçi në daljen e tij të fundit për mediat paralajmëroi çdo zyrtarë publik të mos abuzojë me funksionin që mban duke ushtruar presione të çdo lloj natyre ndaj nënpunësve që ka në varësi!

Në funksion të këtij zotimi, pas indikacioneve dhe referimeve të marra nga nënpunës të një institucioni publik arsimor, për rastin e drejtueses së Kopshtit Publik nr.9 në Elbasan znj.Valbona Lala, Departamenti Ligjor në PD ka vendosur t’i drejtohet institucioneve të drejtësisë duke e kallëzuar penalisht këtë të fundit!

Është trishtuese dhe e paprecedentë se si një drejtuese e një institucioni arsimor angazhohet për mbledhjen e numrave të kartave të identitetit, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste! Është trishtuese se si një funksionar që është emëruar për të mësuar dije dhe kulturë tek fëmijët, angazhohet në veprimtari anti-demokratike dhe anti-ligjore në funksion të ruajtjes së pozitave të saj si drejtuese institucioni.

Partia Demokratike Dega Elbasan do të ndjek të gjithë hapat ligjore përballë çdo funksionari publik që zgjedh të vendoset në shërbim të Partisë Socialiste! Llogaritë do t’i keni të hapura me institucionet e drejtësisë. Rikujtesë:Kur të jeni atje, as Gledi në ikje s’do mund të bëj asgjë për tju shpëtuar! Sepse siç është edhe tradita e socialistëve miqtë i shesin të parët!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Diskutohen ‘dosjet’ dhe zgjedhjet e 14 majit

Sesioni i ri Parlamentar/ Rama mbledh grupin e PS-së