Barcelona dhe Betisi do të përballen sonte në mbrëmje në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës. Objektivi i Ksavit është të fitojë trofeun e tij të parë me fanellën “Blaugrana”.
Në përballjet me Betisin, Barcelona mund të mbështetet dhe te statistikat, teksa në përballjet në Kupë mes tyre, bilanci anon nga katalanasit. Por ajo që bie në sy është se kjo mes Barcelonës dhe Betisit është përballja e parë me eliminim të drejtpërdrejtë që nga sezoni 2010-2011.
FINALET PËR BARÇËN – Barcelona dhe Betisi janë përballur tri herë mes tyre në finale të ndryshme për trofe në Spanjë. E të gjitha flasin për klubin katalanas. Finalja e parë është Kupa e Ligës në sezonin 1985-1986, e mbyllur me dy fitore të Barçës 1-0 dhe 2-0. Finalja e dytë është ajo e Kupës së Mbretit në sezonin 1996-1997 me Barçën që fitonte 3-2. Ndërsa finalja e tretë është ajo në Superkupën e Spanjës në sezonin 2005-2006, me katalanasit që triumfonin, pasi fitonin të dyja takimet 0-3 dhe 2-1.
ELIMINATORET E BARABARTA – Dy skuadrat janë përballur edhe 8 herë të tjera në takime me eliminime direkte, por këtë herë bilanci është i barabartë, më nga 4 kualifikime secila skuadër.