Një mobileri është djegur gjatë natës në aksin Pogradec-Gështenjas. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ka rënë në pronësi të shtetasit me inicialet G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se ka dyshime se zjarri është shkaktuar nga një sobë druri.
Ndërkohë, është dashur ndërhyrja e jo vetëm një mjeti zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sot policia është rikthyer në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi në orët e vona nuk i ka lënë errësira.
Dëme të shumta materiale ndërsa fatmirësisht zjarri nuk ka përfshirë banesën që ndodhej afër mobilerisë.