MENU
klinika

Veliaj: Solidaritet

Përmbytjet, Unioni i Bashkive Shqiptare ofron ndihmë

21.01.2023 - 11:06

Krahas ndihmave të para nga qeveria shqiptare, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën të ditur se dhe Unioni i Bashkive Shqiptare do të ndihmojë komunat që po përballen me përmbytje në Kosovë. Në një status në rrjete sociale, Veliaj bën me dije se në emër të Unionit të Bashkive ka komunikuar me kryetarët e komunave në Kosovë që po përballen me përmbytje të mëdha.

“Sapo komunikova në emër të Unionit të Bashkive shqiptare me kryetarët e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës etj. në Kosovë që po përballen me përmbytje të mëdha, për t’ju shprehur solidaritet e përkrahje nga gjithë rrjeti ynë.  Qeveria shqiptare nisi ndihmat e para, Unioni I Bashkive Shqiptare do të ndihmojë gjithashtu”, shkruan Veliaj.

Shqipëria i është gjendur pranë Kosovës edhe në këto të momente të vështira, ku ndodhet “nën pushtetin”  e ujit. Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë bërë me dije se në rast të përkeqësimit të situatës do të ndërhyjnë, në koordinim me autoritetet e Kosovës.

Përmbytjet në Kosovë kanë prekur më së shumti komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog, duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore. Zyrtarë të komunave më të prekura nga vërshimet kanë thënë të premten se situata është më e qetë. Qeveria e Kosovës dhe ministria e Punëve të Brendshme thanë më 19 janar se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha komunat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Malisheva ndihmon Skënderajn

Dëme të mëdha nga përmbytjet në Kosovë!