MENU
klinika

Në përpjekje të një marrëveshje përfundimtare

Pesë emisarët specialë sot në Prishtinë

20.01.2023 - 13:12

Bashkësia ndërkombëtare i ka shtuar përpjekjet për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi, derisa sot në Prishtinë do të qëndrojnë pesë emisarët specialë për dialogun, për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.

Sot në orën 10:00 kryeministri i vendit, Albin Kurti do t’i presë në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, Jens Plettner këshilltar i kancelarit gjerman, Emmanuel Beaune këshilltar i presidentit francez si dhe Francesco M. Talo, këshilltar i kryeministres italiane.

“Po, kryeministri Kurti, të premten paradite, pret në zyrën e tij emisarin Lajçak dhe Escobar së bashku me këshilltarët e kancelarit gjerman, presidentit francez dhe kryeministres italiane, Plettner, Beaune dhe Talo. Do të diskutohet për procesin e dialogut dhe hapat e ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, është shprehur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Telegrafin.

Për këtë çështje para disa dite për vizitë në Kosovë ishte edhe këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet, ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi në fillim të vitit ishte e i dërguari britanik Stuart Peach.

Chollet një ditë më parë theksoi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik”.

Ai thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por thekson se “Asociacioni në formën e Republikës Srpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë”.

Ndërkaq, i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach gjatë vizitës në Serbi ditë më parë tha se pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dy vende fqinje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E premtja e ‘madhe’ në Kosovë

Pesë zyrtarë të lartë vijnë në Kosovë


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin