MENU
klinika

'Kurti po shkakton kriza'

Petkoviç: BE-ja duhet të reagojë ndaj kapjes së tokës serbe

17.01.2023 - 16:55

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç, ka bërë të ditur sot se Beogradi pret një reagim nga Bashkimi Evropian ndaj vendimit të Prishtinës për shpronësimin e pronës në Leposaviç, e cila, sipas tij, po vjedh tokën serbe.

Petkoviç ka theksuar në llogarinë e tij në Twitter se ka informuar të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për vendimin e Prishtinës për shpronësimin e pronës në Leposaviç.

Ne e dimë shumë mirë se shpronësimi ka çuar në ndërtimin e bazave ilegale herën e kaluar! Kurti sërish po shkakton kriza me lëvizje të njëanshme në dëm të popullit serb”, ka shkruar Petkoviç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN