MENU
klinika

Ja mënyra e tij për të marrë hak

Pique-s “i djeg” kënga e fundit e Shakira-s

17.01.2023 - 11:28

Kënga më e re e Shakirës ka qenë një tjetër goditje për ish-bashkëshortin e saj Pique, por këtë herë ai nuk ia ka përtuar.

Ka qenë një varg i këngës më të fundit të ku Shakirës, ku ajo shprehej për futbollistin se ‘’ka ndërruar një Rolex për një Casio’’. Këtij vargu mbrojtësi iu përgjigj duke njoftuar një partneritet me markën Casio për projektin e tij King’s League.

Përpos kësaj, Shakira ka vënë në lojë edhe të dashurën e tij të re, Clara Chia, duke e krahasuar atë në mënyrë metaforike me një Tëigo, pasi në këtë shprehet ‘’ndërrove një Ferrari për një Tëigo’’.

Edhe këtë herë, Pique ia ka kthyer se do të shkonte në ligë në një Tëingo. “Kam rregulluar që njëri nga lojtarët të jetë numri 12 që të vijë të dielën me një Tëingo, i veshur si klloun”, është shprehur ai.

Rikujtojmë se në qershor të vitit të kaluar, Shakira dhe Pique konfirmuan ndarjen e tyre pas 12 vjetësh dhe shkak i kësaj ndarje ishte tradhtia e futbollistit ndaj këngëtares, me modelen 23-vjeçare Clara Chia Marti.

Shakira dhe Pique kanë së bashku dy djem Milan dhe Sasha, për të cilët janë duke luftuar se kush do e fitojë kujdestarinë.