MENU
klinika

"Jemi të shqetësuar për lidhjet e Serbisë me Rusinë"

‘Wagner’ në Veri, Petkoviç: Pse Kurti s’i tregon provat?

15.01.2023 - 15:21

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gënjyer kur ka thënë se me autobus nga Serbia janë sjellë njerëz me uniforma ruse për të qëndruar në barrikada në veri të Kosovës.

“Pse Kurti nuk i tregon provat? Nuk mundet, sepse nuk ka, sepse as që ekzistojnë. Edhe një herë, të gjitha gënjeshtrat e Kurtit se Beogradi dëshiron të sulmojë Kosovën vitin e fundit kanë rënë”, tha Petkoviç, shkruan Danas.

Po ashtu Petkoviç e ka cilësuar si të pasaktë deklaratën e Kurtit se “shqiptarët do të masakroheshim nëse nuk do të ishte NATO në Kosovë”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse”, duke folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, sërish deklaroi se në veri të Kosovës ku ishin të vendosura barrikadat ishin parë edhe grupet famëkeqe “Wagner’s” dhe “Ujqërit e Natës”.

I pyetur nga gazetari Wieland Schneider për mundësinë e një përplasjeje ushtarake mes Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri tha se “është e vështirë të parashikohet sepse varet nga Serbia” teksa shtoi se “ne jemi të shqetësuar: jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë”.

“Por në të njëjtën kohë, mendoj për faktin se Serbia ka 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie në periferi rreth Kosovës. Në kufirin tonë dhe në veri të vendit tonë pamë persona me shenja të bandës nacionaliste ruse të motoçikletave Ujqërit e Natës dhe trupës mercenare ruse Wagner’s”, shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundimi i afatit për çështjen e targave

Bislimi e Petkoviç pritet të takohen në Bruksel

“Nuk kemi ç’të presim më!”

Acarohet situata mes Kosovës e Serbisë