MENU
klinika

Analiza/ Në kërkim të klientëve të rinj

Plani i Rusisë për ‘të fituar’ tregjet e Azisë Qendrore

29.01.2023 - 14:14

Kur Rusia hodhi idenë e krijimit të një bashkimi trepalësh të gazit me Kazakistanin dhe Uzbekistanin në fund të vitit të kaluar, ajo dështoi.

Kritikët e përqeshën atë si një përpjekje të ish-zotëruesit kolonial të Azisë Qendrore për të fituar leva politike dhe ekonomike. Të dy vendet dukej se derdhën ujë të ftohtë mbi idenë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kazakistanit, Roman Vassilenko paralajmëroi se Kazakistani nuk do të “lejë që territori i tij të përdoret për të anashkaluar sanksionet” dhe do ta ketë parasysh “kur bëhet fjalë për vlerësimin e çdo iniciative të re të mundshme”.

Qeveria e Uzbekistanit ofroi gjithashtu një përgjigje të prerë.

“Nëse ne importojmë gaz nga një vend tjetër, ne bashkëpunojmë vetëm në bazë të një kontrate tregtare, shitjeje,” tha në dhjetor Ministri i Energjisë Jurabek Mirzamahmudov. “Ne kurrë nuk do të pajtohemi me kushte politike në këmbim të gazit.”

Por tani, të dyja qeveritë kanë nënshkruar marrëveshje të reja bashkëpunimi me gjigantin rus të gazit Gazprom, duke çimentuar partneritetin me Moskën.

Udhërrëfyesit u nënshkruan në një bazë dypalëshe midis Gazprom dhe dy qeverive, duke sugjeruar se ideja e bashkimit trepalësh mund të jetë jashtë tryezës – të paktën tani për tani.

Megjithëse uebfaqja ruse e raportimit të energjisë Neftegaz.ru ofroi një mendim të ndryshëm, disi të ndërlikuar.

“Bisedimet për këtë [bashkim trepalësh] vazhduan në një format dypalësh në nivelin e Gazprom dhe ministrive dhe qeverive përkatëse të të tre vendeve,” sugjeroi ai, duke lënë të kuptohet se Rusia po i ndjek planet e saj përmes derës së pasme, me një emër tjetër dhe nën një format tjetër.

Pyetjet në lidhje me një bashkim – dhe çfarë saktësisht do të thotë kjo – mënjanë, marrëveshjet tregojnë se si Rusia po i shtyn përpara ambiciet e saj energjetike në Azinë Qendrore, ndërsa Moska kërkon tregje të reja për gazin që Europa tani i shmang për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Dihet pak për përmbajtjen e udhërrëfyesve, përveç që të dyja mbulojnë eksportet e gazit nga Rusia në të dy vendet.

Mirzamahmudov dhe shefi i Gazprom Alexey Miller “nënshkruan një udhërrëfyes për bashkëpunimin në sektorin e gazit”, njoftoi kompania në një deklaratë të shkurtër të 24 janarit, duke mos ofruar detaje të mëtejshme.

Gazprom përdori të njëjtin formulim për të shpallur udhërrëfyesin me Kazakistanin më 18 janar, por qeveria e Kazakistanit ofroi disa detaje të tjera, megjithëse të rralla.

Dokumenti mbulonte çështje duke përfshirë përpunimin e gazit kazak në uzinën e gazit rus të Orenburgut dhe “mundësinë e furnizimit me gaz rus në Kazakistan”, tha Astana. Një deklaratë nga Ministria e Energjisë e Uzbekistanit më 25 janar zbuloi se marrëveshja e saj mbulon gjithashtu furnizimet me gaz rus në Uzbekistan.

Udhërrëfyesi përshkruan “veprimet teknike të nevojshme për të kryer tranzitin e gazit përgjatë tubacionit Azi Qendrore-Qendër”, i cili lidh Rusinë me Kazakistanin dhe Uzbekistanin, tha ai. Por ministria u përpoq të theksonte se gjithçka do të bëhej në “mbrojtjen e plotë të interesave kombëtare”.

Vlen të “theksohet veçmas” se bisedimet me rusët dhe udhërrëfyesi që rezultuan përcaktuan qëllimin “për furnizimin me gaz natyror të tregut të brendshëm [të uzbekistanit] në vëllimet e nevojshme, me ruajtjen e plotë të së drejtës së pronësisë (ruajtja e plotë e e drejta e administrimit) mbi sistemin ekzistues të transportit të gazit të Republikës së Uzbekistanit.”

Kjo pasoi raportet e pakonfirmuara të mediave, duke cituar burime anonime, se Rusia po bënte kërkesa për marrjen e kontrollit mbi sistemet e transportit të gazit të Azisë Qendrore. Ministria e Energjisë e Uzbekistanit tha se nuk kishte “asnjë kërcënim për t’ia dorëzuar sistemin e transportit të gazit askujt, apo sovranitetit tonë”.

Kazakistani dhe Uzbekistani prodhues i gazit tashmë importojnë një pjesë të gazit nga Rusia dhe Moska tha muajin e kaluar se ishte në bisedime me të dy për rritjen e eksporteve teksa ata thërrasin për furnizime shtesë në mes të një krize energjetike dimërore në Azinë Qendrore.

Kazakistani gjithashtu eksporton gaz në Rusi, ndërsa Uzbekistani jo. Të dy vendet zakonisht dërgojnë pjesën më të madhe të eksporteve të tyre në Kinë, por si Astana ashtu edhe Tashkenti thonë se kanë ndërprerë eksportet e gazit këtë dimër për të ruajtur furnizimet për përdorim të brendshëm.

Uzbekistani është zotuar të ndalojë totalisht eksportet deri në vitin 2025 dhe Kazakistani po mendon t’i japë fund eksporteve sa më shpejt që këtë vit.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga “OilPrice.com

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Amerika po harton rregulla për ta ndaluar

A do të dominojë Kina botën e gjysmëpërçuesve?

"Financial Times"/ Pekini zhvendos fokusin në Arabinë Saudite

‘Një brez, një rrugë’/ Kina nuk ka investuar më në Rusi

Analistët: Çmimet do të vijnë në rritje!

“Sanksionet dëmtojnë edhe Rusinë, edhe BE-në”

Intervista e studiuesit bullgar për Deutsche Welle

“Muajt e ardhshëm, më të vështirët në historinë e BE”