MENU
klinika

Moti i keq në Lezhë

“Po evakuojmë banorët që mund të jenë në rrezik”

19.01.2023 - 15:14

Reshjet e denduara të shiut kanë sjellë probleme në Qarkun e Lezhës pasi uji ka mbuluar disa nga rrugët në këtë qark.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu nga zona që shfaqet më problematike, ajo e përroit të Manatisë ka dhënë më shumë detaje se si paraqitet situata.

Kryebashkiaku Ndreu është shprehur se po punohet për normalizimin e situatës teksa shton se reshjet intensive kanë qenë të pazakonta dhe shumë të dendura për disa orë rresht teksa shtoi se po punohet për evakuimin e disa banorëve nga banesat e tyre.

Pjerin Ndreu: Jemi në një situatë të vështirë për momentin, ka pasur një fluks reshjesh të jashtëzakonshme. Kanë rënë 70 milimetra shi që nga ora 04:00 e mëngjesit. Këtu jemi në kanalin që vjen nga përroi i Manatisë, është tejet i fryrë, ka dëmtuar dhe urën. Aktualisht po merremi me evakuimin e banorëve që mund të jenë në rrezik dhe t’i akomodojmë në hotele ose tek të afërmit. Deri më tani, situata është në kontroll përsa i përket dëmeve në njerëz. Sasia e reshjeve tani ka rënë dhe shpresojmë që situata të vihet në kontroll. Situata tek Përroi i Manatisë është problematike, presim edhe 50 forca të emergjencave që të evakuojmë banorët nga kjo lagje dhe në disa zona të tjera që janë në rrezik.

Unë jam në dalje të Lezhës, jemi me Prefektin, me Forcat e Emergjencave, me Policinë e Shtetit, po vlerësojmë se ku dihet të hyjmë për në banesa. Për momentin nuk ka një situatë të rrezikshme, por që situata mund të agravojë, por ne po rrimë afër për të ndërhyrë kur të jetë nevoja. Kemi evakuuar disa banesa deri tani dhe vazhdojmë të komunikojmë me secilin për të mbajtur situatën nën kontroll. Është një fluks reshjesh prej 70 milimetrash që nga ora 07:00 e mëngjesit që është komplekt e jashtëzakontë dhe komplet jashë parashikimit.

Po ashtu, kryebashkiaku Ndreu ka thënë se ka zona pa energji elektrike, por janë në komunikim me OSHEE për të rregulluar ëto problematika të shfaqura.

Pjerin Ndreu: Jemi në komunikim intensiv me drejtorin e OSHEE, ka zona që janë pa drita. Ka pasur një situatë komplet të pazakontë në këtë territor, nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo sasi kaq e madhe reshjesh. Ne po rrimë në kontakt dhe me burimet dhe mendohet se nga dreka dhe pasditja sasia e reshjeve do të bjerë, por përronjtë që vijnë nga malet janë të fryra. Situata mbetet problematike.

Nuk kemi dëme në njerëz dhe nuk kemi pasoja të rënda. Jemi afër banorëve për gjithçka ata duan në rast se i rrezikohet jeta e tyre. Janë 5-6 banesa që janë evakuar në këtë zonë dhe në atë të Mantisë. Jam në komunikim me shumë persona. Jemi në këmbë për ta menaxhuar situatën. Drini është shumë i fryrë nuk besoj të kemi probleme me daljen nga shtrati. Deri tani nuk ka dalje nga shtrati.

Kryebashkiaku Ndreu beson se situata mund të vihet nën kontrol shumë shpejt nëse nuk do të ketë reshje.

“Besoj se situata nëse nuk do të ketë reshje do të vihet nën kontroll shumë shpejt”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN