Shkarkimi i Fernando Santos, bëri që stoli i përfaqësueses portugeze të ishte në qendër të mediave. Të shumtë ishin emrat që u lakuan në këtë post Botëror, por drejtuesit e Federatës luzitane kanë vendosur t’i japin fund zërave duke prezantuar trajnerin e ri: Roberto Martinez.
Ish trajneri i Belgjikës është zyrtarisht trajneri i ri i Portugalisë, me spanjollin që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026.
Martinez u largua nga stoli i Belgjikës pas një Botërori të dështuar ku nuk arriti as të kalonte fazën e grupeve. Çështja e parë që Martinez do të përballet është çështja Ronaldo, a do të ftojë trajneri i ri yllin portugez i cili së fundmi vendosi të largohet nga Evropa për tu transferuar në Arabinë Saudite te klubi i Al Nassr.