MENU
klinika

Diferenca të frikshme

Premier League, mbretëresha e merkatos në 20 vitet e fundit

18.01.2023 - 14:34

Premier League vijon të dominojë në tregun e transferimeve, duke shpenzuar më shumë se çdo ligë tjetër. Në këtë sezon 2022-23, liga angleze ka shpenzuar më shumë se 2 miliardë e gjysmë euro. Për të parë diferencat me të tjerat, mjafton të shohim vendin e dytë, që është Serie A me 763 milionë euro.

Duke nisur nga sezoni 2001-02, për më shumë se 20 vjet Premier League shpenzon më shumë se çdo kampionat tjetër në botë. Megjithatë, kjo nuk është përkthyer në suksese sportive. Nga dhjetë edicionet e fundit të Champions League, vetëm dy kanë shkuar në ishull. Edhe në Europa League të dhënat nuk janë shumë më të mira, anglezët kanë fituar tre.

Nga ana e saj, Spanja ka fituar gjashtë edicione të secilit titull. Dhe, për këtë arsye, Premier League po nënshkruan gjithnjë e më shumë me talente nga La Liga. Në vetëm gjysmë muaji të merkatos së janarit, Premier League ka nënshkruar me Álex Moreno, Joao Félix dhe Cunha.

Më parë, në tetor, Aston Villa e kishte marrë Unai Emery si të ishte futbollist. Nuk është shumë e zakonshme që një klub të paguajë 6 milionë euro për një trajner në mes të sezonit. Duke marrë si referencë pesë sezonet e fundit, Premier League ka harxhuar 1.1 miliardë euro për të blerë futbollistë nga Spanja, plot 62 të tillë. Realiteti është se klubet spanjolle janë inferiore ndaj shumicës së klubeve të Premier League. K

ëtë verë, i 11-ti në Premier League, Neëcastle, nënshkroi me sulmuesin titullar të Real Sociedad, Isak, për 70 milionë euro. Mjafton ky shembull për të parë diferencat.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”