Hetimet mbi Juventusin vazhdojnë dhe për të mbyllur çështjen e bardhezinjve, prokurorët janë vënë në kërkim të së ashtuquajturës “Karta Ronaldo”.
Siç raporton “La Repubblica” Prokuroria Publike e Torinos i ka dërguar Autoritetit Qendror të Mbretërisë së Bashkuar më 13 prill 47 pyetje në adresë të portugezit që është shfaqur i gatshëm për të bashkëpunuar. Mes shumë pyetjeve, prokurori pyet nëse Juve i ka paguar të gjitha pagat, sa është ajo e papaguar dhe si do të paguhen përfundimisht, apo do të padisë për pagesë, deri në kopjen e mundshme të dokumenteve të dorëzuara.
Për momentin Kristiano Ronaldo është përgjigjur nëpërmjet avokatit se nuk ka asnjë dokumentacion në lidhje me marrëdhëniet me ekipin italian dhe në fakt nëse do të përgjigjej që ekzistonin, vetë Ronaldo mund të rrezikonte skualifikimin nëse e gjitha do të konsiderohej si kontratë jofederale.