MENU
klinika

Lojërat Olimpike 2024

Protesta kundër dëshirës së IOC për të rikthyer atletët rusë…

27.01.2023 - 16:53

Disa vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Danimarkën, kundërshtuan këtë të enjte nismën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të gjetur një “rrugë” për të lejuar sportistët rusë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024 (26 korrik – 11 gusht 2024), pavarësisht pushtimit të Ukrainës. Duke injoruar thirrjet nga Kievi për të ndaluar sportistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në Lojërat e ardhshme, IOC tha të mërkurën, se mënyrat për t’i lejuar ata ta bëjnë këtë, duhet “të hulumtohen më tej”.

Rusia dhe Bjellorusia janë anashkaluar nga shumica e ngjarjeve sportive që kur ushtria ruse pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. “Asnjë sportist nuk duhet të ndalohet nga gara vetëm në bazë të pasaportës së tij,”- ka thenë megjithatë Komiteti. Këshilli Olimpik i Azisë (COA) ka propozuar nga ana e tij integrimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në garat e tij rajonale, siç janë Lojërat Aziatike, duke shprehur mbështetjen e tij për pozicionin e IOC. Propozimi i COA-s mund të lejojë veçanërisht atletët e ndaluar të marrin pjesë në ngjarjet e saj kualifikuese rajonale, disa prej të cilave tashmë kanë filluar, për Lojërat Olimpike të 2024-ës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është fuqimisht kundër çdo përpjekjeje për t’i hapur dritën jeshile Moskën dhe Minskun për pjesëmarrje në lojëra dhe Ukraina kërcënoi sërish të enjten se do të bojkotojë Lojërat e Parisit nëse IOC vazhdon.

“Nëse nuk dëgjohemi, nuk e përjashtojmë mundësinë që ne të bojkotojmë dhe të refuzojmë të marrim pjesë në Lojërat Olimpike”, tha ministri ukrainas i Sportit Vadym Gutzeit.

Michelle Donelan, ministrja britanike e Kulturës, e cila është gjithashtu përgjegjëse për Sportin, nga ana e saj konsideroi se nisma e IOC ishte shumë larg realiteteve të luftës. “Ne dënojmë çdo iniciativë që do të lejonte presidentin Putin të legjitimojë luftën e tij të paligjshme në Ukrainë,”- vazhdoi ajo. Vetë presidenti i IOC-s, Thomas Bach dënoi Rusinë më pak se një vit më parë për shkeljen e armëpushimit olimpik”.

Kreu i komitetit olimpik danez, Hans Natorp, theksoi se vendi i tij ishte gjithashtu fuqishëm kundër kthimit të Rusisë në botën olimpike. “Agresioni rus në Ukrainë po intensifikohet”, shkroi ai në Twitter. “Në këto rrethana, do të ishte e papranueshme të lejohej Rusia dhe Bjellorusia të marrin pjesë në ngjarje sportive”.

Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’