MENU
klinika

Bashkëbisedim me ndjekësit

Protesta që do të trondisin regjimin/ Paralajmëron Berisha

21.01.2023 - 14:00

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një bashkësedim live nga rrjetet sociale, ka dolur sërish për protesta,

Sipas tij do të organizohet protesta që do të trondisin themelet e këtij regjimi.

“Ne jetojmë sot në kushtet e një monizmi të plotë. Ku një njeri, në traditën më të zezë të etërve të tij, në një etje të pashuar për pushtet dhe pasuri, ka vënë nën kontroll të gjitha pushtetet.

Edi Rama sot, kontrollon 10 përqind më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991.

Edi Rama, për të dhënë një goditje përfundimtare të pluralizmit politike, përpiqet në mënyrën më antikushtetuese, të pengojë PD-në për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, me të cilin normalisht asnjë kryeministër, në asnjë vend, nuk ka asnjë lidhje.

Në këtë kontekst, ju garantoj se ai do pësojë fatin e etërve të tij dhe demokratët nuk mposhten kurrë.

Demokratët janë forca politike që udhëhoqi revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysin sistemin komunist, hodhi themelet e tregut në Shqipëri, realizoi demokraci funksionale të certifikuar nga ndërkombëtarët, anëtarësuan Shqipërinë në NATO, firmosën MSA, anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Europës, hoqën vizat dhe morën rekomandimin e BE për statusin kandidat.

Por mbi të gjitha, bënë avokatinë e çështjes kombëtare, e vërteta është se pavarësia e Kosovës u shpall në Tiranë nga presidenti Bush në vizitën e tij historike.

Demokratët bënë gabime, por i korrigjuan ata. Ata ia dolën që qytetarët shqiptarë të kenë rrogat më të larta në rajon, edhe se bullgarët dhe rumunët.

Kjo trashëgimi fton çdo demokrat të qëndrojë fuqishëm. Protestat e fuqishme do jenë një drejtim themelor me të cilin ne synojmë të dridhim themelet e këtij regjimi të bazuar mbi krimin, vjedhjen dhe drogën”, ka thënë Berisha.