MENU
klinika

"Përpjekje për të hequr vëmendjen nga 21 janari"

Pse del Rama në bisedë me McGonigal për çmimet e puseve të naftës? Përgjigjet Balla

26.01.2023 - 13:54

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur në lidhje me skandalin McGonigal duke deklaruar se dosja aktualisht ka shkuar në gjykatë dhe nuk ka asnjë person të pandehur nga qeveria apo ndonjë autoritet tjetër shqiptar.

“E parë është për këtë pyetje kam mbajtur fjalë sot në Kuvendin e Shqipërisë. Kam sqaruar se nuk ka as kryeministri, asnjë ministër lidhje në këtë çështje. Ky hetim është përmbyllur. Dosja ka shkuar në gjykatë me një person të pandehur. Nuk ka asnjë përgjegjësi politike. Sa kohë që ju mendoni që ka një përgjegjësi politike që kryeministri i Shqipërisë pret një zyrtar të një vendi tjetër, të një strukture shumë të rëndësishme që është drejtori i FBI për luftën kundër terrorizmit që ka ardhur në Shqipëri me këtë kartëvizitë. Nuk është as kryeministri apo autoritet shqiptar pjesë e kësaj dosje. Ky individ mund të ketë takuar edhe autoritetet e qeverisë gjermane”, tha Balla.

Ai tha se kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga hetimet e SPAK pas pubkikimit të provës së re për 21 Janarin.

“Kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen. Kjo javë duhet të ishte një javë ku e gjithë vëmendja do ishte në faktin që e para është sikur është njoftuar dje, SPAK është njoftuar se ka marrë në vlerësim kallëzimin lidhur me provën e re të 21 Janarit. Katër vrasje shtetërore ku përfshihet ish kryeministri i asaj kohe. Kjo është një çështje që duhet të marrë vëmendje më të madhe. Kjo është një çështje që nuk përfshin asnjë autoritet hetimor shqiptar. Nuk është më një çështje në hetim por ka shkuar në gjykatë. Asnjë zyrtar i PS nuk ka asnjë lidhje me ë. Dosja ka shkuar në gjykatë. Ka vetëm një person të marrë të pandehur. Në rast se do ishte në hetim do ishte gjë tjetër. Personi që njoftuat ju ka marrë lirinë e përkohshme. Nuk bie në grackën e harxhimit të minutave të komunikimit publik për flluska sapuni. Interesi sot është hetimi i 21 Janarit. Interesi i dytë, ku PD përmendet me emër në financimin me para ruse. Nuk është korrekte që të etiketoni emra pa ditur për çfarë flisni. Ajo që sot dinë edhe SHBA edhe kushdo që ka sytë në vendin e duhur. Është fakti që sot ka vetëm një person të dërguar në gjykatë. Kryeministri Rama ka një axhendë shumë më të ngjeshur. Ju vazhdon në fluksën tuaj. Kam detyrimin të them që asnjë zyrtar shqiptar nuk është i përfshirë në dosjen penale të dërguar në gjykatë”, tha Balla.

Pyetjes së gazetarit të Panorama TV Klevin Muka për përmendjen e Ramës në bisedat me McGonigal, Balla ju përgjigj se hetimi është mbyllur në lidhje me këtë çështje.

Pyetje: Pse del biseda me Ramën ku ai i kërkon Ramës që të ketë kujdes me çmimet e puseve të naftës? Me çfarë tagri i duhet atij të ndërhyjë

Balla: Do vazhdoj të them jam këtu për të komunikuar me publikun. Më vjen shumë keq që ju vazhdoni të kërkoni përgjigje për diçka që është mbyllur hetimi. Duçka është qytetar shqiptar i lirë që ushtron profesionin privat. Ajo që dua të them është se për mua si kryetar i grupit të PS përpiquni sa të doni, detyra më ë rëndësishme është që të flas dhe t’i kërkoj prokurorisë të hetojë vrasjen e 21 Janarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“S’kam asnjë shqetësim për çështjen e ish-zyrtarit të FBI”

Rama: Fantazi e shfrenuar e Foltores, hetimi e ka bërë Amerika