MENU
klinika

Çfarë thotë interneti?

Pse publiku po e krahason Shakirën me Amber Heard?

08.01.2023 - 12:35

Jehona e ndarjes së bujshme të Shakira-s dhe Gerard Pique-s pas 12 vjetësh së bashku duket se do të dëgjohet edhe në vitin 2023, por këtë herë duket se njerëzit kanë një tjetër pyetje. A ishte vetëm gabimi i ish-futbollistit?

Dihet tashmë që prej qershorit 2022 është përfolur se këngëtarja e njohur dhe ish-futbollisti u ndanë pasi ky i fundit nisi të kishte një lidhje me Clara Chia-n e cila punon për kompaninë e tij.

Megjithatë, tani disa njerëz në internet po sugjerojnë se Shakira mund të mos jetë krejtësisht e pafajshme në ndarjen që ka bërë që fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha, të lëvizin në Miami me nënën e tyre në vend që të qëndrojnë me babanë e tyre në Barcelonë.

Në raste më ekstreme, disa po e krahasojnë Shakirën me Amber Heard, e cila kohët e fundit ishte përfshirë në një gjyq shumë publik me ish-partnerin e saj Johnny Depp, i cili përfundoi me fitoren e aktorit.

Poshtë disa imazheve familjare që tregojnë Chia-n dhe Pique-n shumë të lumtur duke ecur me prindërit e ish-futbollistit, ndjekësit në rrjetet sociale kanë filluar të nxjerrin përfundime të shpejta.


“Shoqe do të jap mendimin tim…ne të gjithë e duam Shakirën, por askush nuk e di si është në privat, nuk e dimë se cfarë ka ndodhur. Nuk e di, por duhet të jemi objektiv, shiko cfarë ndodhi me Johnny Depp”, tha një person në rrjetet sociale.

Sigurisht që duket ekstreme përdorimi i Amber Heard si krahasim, duke pasur parasysh se nuk ka pasur prova që Pique ose Shakira kanë shkuar me njëri-tjetrin deri në përplsje fizike.