Diçka po lëviz në aksin Paris-Milano për Milan Skriniar. Koha ka rëndësinë e saj vendimtare në operacione të tilla. PSG është gati të takohet me zikaltrit për të marrë menjëherë mbrojtësin nën Kullën Eiffel. Francezët janë të gatshëm për një ofertë prej 10 milionë euro. Kontrata e sllovakut me Inter skadon në qershor dhe lojtari është i vendosur të mos e rinovojë atë. Milan Skriniar i është premtuar parisienëve, të cilët, sipas trajnerit Galtier, në thelb duhet vetëm të vendosin nëse do ta marrin atë menjëherë, apo pas disa muajsh.
Mbrojtësi tashmë ka një marrëveshje në parim për kontratën dhe pagën. Inter nga ana e tij kërkon jo më pak se 20 milionë për të hequr dorë nga një nga shtyllat e mbrojtjes së tij në kampionatin aktual. Në qershor, megjithatë, klubi zikaltër duhet të shtojë në bilanc ndonjë fitim kapital dhe dalja nga kjo situatë duarbosh mund të peshojë shumë në këtë drejtim.
Prandaj, është logjike që oferta të merret në konsideratë. Nëse pranohet apo jo, mbetet për t’u parë. Edhe sepse atëherë do të kishte nevojë për të gjetur një zëvendësues për sllovakun në një kohë shumë të shkurtër. Milenkovic nga Fiorentina është emri i identifikuar, duke pasur parasysh vështirësinë për të arritur te Scalvini ose Schuurs në janar. Sidoqoftë cështja nuk është e thjeshtë. Ndërkohë, PSG, shkruan Equipe, nuk mund të bëjë oferta më të lartë për shkak të Fair Play Financiar. Tani mbetet vetëm të pritet përgjigjen e Inter.