MENU
klinika

"Ja çfarë më tha..."

Psikologia rrëfen bisedën me nënën që hodhi foshnjen në lumë

09.01.2023 - 10:17

Të shtunën e kaluar opinioni publik është shokuar nga veprimi i një 32 vjeçares që kishte foshnjen një javëshe në lumin Kir.

Psikologia e maternitetit të Shkodrës, Blerta Rroji ka zbardhur bisedën me 32 vjeçaren, pas lindjes.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Rroji  tha, se ka komunikuar me 32-vjeçaren, pasi doli nga spitali dhe ajo i kishte thënë se ishte shumë mirë me foshnjen e saj dhe se nuk duhej të merakosej.

“E kam pyetur si është gjendja e saj, si është gjendja e fëmijës. Oriona më ka treguar se fëmija është shumë mirë, unë vetë jam shumë mirë, nuk kemi asnjë lloj problemi, familjarët e mi janë duke  më ndihmuar.

Pasi ka dalë nga spitali, atë ditë, më 4 janar. E kam pyetur në telefon, kam komunikuar atë ditë me të dhe më ka thënë që unë dhe fëmija jemi shumë mirë, mos u merakos për ne”, ka rrëfyer psikologia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje tronditëse nga ngjarja në Shkodër

Hodhi beben në lumë, 32-vjeçarja ua rrrëfeu krimin mjekëve