MENU
klinika

Lame: Zgjidhja e problemit, rrit financat në fshat

Regjistrimi i tokave/ Pse fermerit i duhet firma e bashkëfshatarëve

09.01.2023 - 18:34

Qeveria i beson metodës “Fshatçe” për regjistrimin e pronave bujqësore që nuk kanë dokumente tapie. Sipas metodës së re, që nisi të eksperimentohet në Kukës, personi që kërkon t’i njihet e drejta e pronësisë dhe që nuk disponon dokumente mbi sipërfaqen, do të duhet të marri konsensusin e bashkëfshtarëve dhe më tej vulën e Këshillit Bashkiak të zonës administrative ku jeton.

Artan Lame, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ishte të dielën në Gostil të Kukësit ku shpjegoi procedurën e re, që do t’i vijë në ndihmë 140 familjeve me 600 parcela toke bujqësore që ka fshati në dispozicion. Ai tha se fshati do të ketë përfitime financiare nga realizimi i këtij procesi.

Zgjidhja e këtij problemi i hap rrugën futjes së kësaj prone në tregun e tokës, përfitimin e kredive, aplikimin për financime përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe përfitime të tjera.

Problemi i tokave Bujqësore mbetet ende pa zgjidhje edhe pse kanë kaluar 30 vite nga ndarja e saj sipas ligjit 7501. Qeveria e ka vendosur në prioritetet e saj çështjen e pronës në programin 2021-2025. Në kuadër të këtij prioriteti, brenda prillit 2023, qeveria ka programuar të miratojë procedurat për lehtësimin e legalizimeve, ku parashikohet falje kostosh dhe çmime favorizuese.

Bëhet fjalë për përcaktimin e rregullave për kalimin e të drejtës së pronësisë dhe regjistrimin e pasurisë së legalizuar, pagesës, çmimin favorizues, kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje, si dhe përqindjet për zbritjet dhe përdorimin e bonove të privatizimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Regjistrimi i pronave, Artan Lame: Ja kur mbyllet

Afat 45 ditë për kontrollin e të dhënave, pastaj certifikatat