MENU
klinika

Apeli për drejtuesit e mjeteve

Reshje shiu dhe bore/ Në rrugën Bogë-Theth kanë rënë orteqe

19.01.2023 - 10:56

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrim të situatës së rrugëve në vend, si pasojë e motit të keq.

Reshjet e shiut, por edhe të dëborës kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në rrugën Bajram Curri-Fierzë km 12.

Po ashtu, ARRSH në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive.

ARRSH po ashtu u bën thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje.

“Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sinoptikani: Ja zonat më të rrezikuara nga përmbytjet

Si parashikohet moti për ditët në vijim

Meteorologët bëjnë parashikimin për javën që vjen

Sa do vazhdojë i nxehti afrikan në Shqipëri?