MENU
klinika

Bonusi i Rijetësimit

Riparohet shtëpia 200-vjeçare në Kaninë

25.01.2023 - 13:55

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka prezantuar në rrjetet sociale një tjetër përfitues të Bonusit të Rijetësimit.

“Bonusi i Rijetësimit ka mbërritur edhe në Kaninë, ku Kujtim Hamzaraj, falë kësaj mbështetjeje po restauron shtëpinë, të cilën do ua trashëgojë pasardhësve, si gjyshërit ia trashëguan atij”, shkruan ministrja Margariti.

Pronari i banesës që po restaurohet tha se shtëpia ishte shumë e vjetër, rreth 200-vjeçare. Herën e fundit ajo ishte restauruar në vitet ’83-’84, por tashmë duheshin bërë sërish rregullime, sidomos në pjesën e çatisë që pikonte.

Kujtim Hamzaraj falënderoi Ministrinë e Kulturës për ndihmën pasi vetë e kishte të pamundur të kryente restaurimet e nevojshme.

Nga fondi prej 100 milionë lekësh i Bonusit të Rijetësimit, përfituan 40 aplikantë. Kjo nismë e Ministrisë së Kulturës do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2023, me një buxhet më të madh.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe