MENU
klinika

Përballja e 37-të mes tyre

Ronaldo poston foto me Mesin: I lumtur që pashë miqtë e vjetër

20.01.2023 - 14:43

Debutimi i Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ishte pjesërisht i suksesshëm, pasi ai shënoi dy gola por ekipi i tij humbi. CR7 gjithashtu u zgjodh dhe më i miri në fushë në miqësoren me lojtarët e skuadrës së tij, Al Nassr dhe Al Hilal, kundër PSG-së, e cila përfundoi me fitoren 5-4 të francezëve.

Pas ndeshjes portugezi ka postuar disa foto në Instagram, ndër to edhe një me Lionel Mesin i cilësuar si rivali i tij i përjetshëm: “Shumë i lumtur që jam kthyer në fushë dhe si shënues (me të dy gola)!! Është mirë të shohësh disa miq të vjetër!”

Kjo ishte përballaj e 37-të mes dy yjeve, e para në një ndeshje miqësore mes klubeve. 36 të tjerat kanë qenë në ndeshje zyrtare.

Hera e fundit që portugezi dh argjentinasi u përballën me njëri-tjetrin ishte në dhjetor të vitit 2020, në fitoren 3-0 të Juventusit në Ligën e Kampioneve ndaj Barcelonës.

Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’