MENU
klinika

Rruga e Obotit dhe Shirq-Darragjat e pakalueshme

Rritet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, 1400 ha nën ujë

23.01.2023 - 11:31

Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër është rritur me 60 hektarë. Në përditësimin e të dhënave nga Bashkia thuhet se ka shkuar në 1400 hektarë sipërfaqja e tokës e përmbytur.

Njoftimi i plotë:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 23.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka renie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne oren 18.00 te dates 22.01.2023

Ne rrugen e Obotit po operojne dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.