MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa është përqindja e përgjithshme e vdekshmërisë në protezat e gjurit?

04.01.2023 - 11:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa është përqindja e përgjithshme e vdekshmërisë në protezat e gjurit?

Mjeku: Përqindja e përgjithshme e vdekshmërisë në protezat e gjurit është më pak se 1%, por kjo shifër rritet me moshën, tek meshkujt dhe nga patologjitë e ndryshme të kaluara. Identifikimi i këtyre patologjive para ndërhyrjes është i rëndësishëm për uljen e komplikacioneve perioperative.

gjuri i protezuarNjë vlerësim i rrethanave sociale të pacientit është i rëndësishëm për organizimin e rehabilitimit postoperator të pacientit.

Ekzaminimi duhet të përfshijë edhe vlerësimin e cikatriceve ekzistuese ose të defekteve te indeve të buta rreth e rrotull gjurit. Gjithashtu një vlerësim i kujdesshëm i statusit vaskular të anesisë duhet bërë. Duhen identifikuar dhe trajtuar infeksionet sistemike ose lokale.

Duhen identifikuar dhe trajtuar defiçitet e mundshme të kuadricepsit dhe mekanizmave ekstensore nëpërmjet rehabilitimit sepse këto mund të ulin dhimbjen dhe lehtësojnë shërimin. Matet harku i lëvizjeve, deformimet e mundshme flektore ose varus valgus dhe regjistrohen. Parashikuesi më i mirë i harkut të lëvizjeve pas Protezimit të Gjurit është harku preoperator i lëvizjeve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.