MENU
klinika

Gërmime në Parkun Arkeologjik të Amantias

Sa shumë fshihet pas asaj çka shohim!

17.01.2023 - 14:18

Në kuadër të projektit “Parku Arkeologjik Amantia” i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, DRTK Vlorë ka realizuar gërmimin arkeologjik dhe restaurimin e pjesshëm i një godine antike të shek. III p.Kr.

Godina ndodhet përballë stadiumit antik, në vendin e quajtur “Bregu i Pazarit”, ku mendohet të ketë një kompleks godinash publike ende të pagërmuara dhe studiuara.

Nga gërmimi arkeologjik dolën elemente të panjohura të ndërtesës, si dyshemeja e ruajtur në gjendje të mirë dhe muratura anësore. Gjithashtu, u realizua plotësimi i radhës së parë të muraturës anësore të godinës me anë të anastilozës.

Duke qenë se, godina ndodhet në një zonë të pasur me struktura arkitektonike funksioni i saj do të sqarohet gjatë hulumtimeve të mëtejshme të gjithë kompleksit ndërtimor.

Projekti ka si qëllim evidentimin dhe restaurimin e strukturave arkitektonike, duke pasuruar itinerarin e Parkut Arkeologjik të Amanatias me monumente të vizitueshme.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe