Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste.
Ky takim i tyre vjen ndërsa ditën e sotme do të nisë edhe sesioni i ri parlamentar, ku një fokus do të marrin nismat e PS-së, nga amnistia fiskale, tek pasaportat e arta.
Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie.
Në mbledhje do të diskutohen edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën.