Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i kërkoi që të pranojë propozimin evropian, i njohur ndryshe si nisma franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Lajmi u bë i ditur nga vetë zytari amerikane përmes një postimi në Twitter, i cili zbuloi dhe disa nga pikat e tjera të bisedimeve.
“Diskutuam për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë. Një çështje thelbësore ishte bashkëpunimi ynë dhe synimi i përbashkët në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, shkruan këshilltari i DASH.
Në bisedën mes Chollet dhe Kurtit mësohet të jetë diskutuar dhe çështja e asociacionit dhe domosdoshmëria e rikthimit të serbëve në veriun e Kosovës.