Arabia Saudite do të presë një miqësore më 19 janar mes PSG-së dhe një ekipi yjesh nga Al-Nassr, skuadra e re e Cristiano-s, dhe Al-Hilal, i cili ëndërron t’i japë vetes ndikim edhe më të madh se rivali, me nënshkrimin e Messit.
Prandaj, dueli në stadiumin “King Fahd” do të shënojë debutimin e Cristianos në klubin e ri dhe rrjedhimisht ribashkimin e tij me Leon. Deri në dy milionë kërkesa për bileta u regjistruan online për të parë këtë ndeshje historike dhe të pazakontë, fakt që konfirmon edhe përpjekjen për të zyrtarizuar marrëdhëniet mes dy “armiqve” si Katari dhe Arabia Saudite.
Pritshmëritë janë të tilla që biletat janë shitur për pak minuta dhe disa biznesmenë arabë kanë ofruar edhe një milion euro për bileta, sipas disa mediave në vend. Ndeshja po promovohet ashtu siç e meriton dhe interesimi i Al Hilal për Messin është edhe një operacion shumë i mirë marketingu për të vënë në plan të parë duelin.
Në fakt, kështu e sheh PSG-ja, e cila është shumë e qetë, pasi rinovimi i Messit nuk do të zgjasë shumë për t’u mbyllur. Ëndrra e Arabisë Saudite do të duhet të presë.