MENU
klinika

Vijojnë shkarkimet nga Vau i Dejës

Shkodër, 110 banesa dhe 1400 ha tokë e përmbytur

27.01.2023 - 10:54

Situata në Shkodër është përkeqësuar pasi vijojnë shkarkimet nga Vau i Dejes. Numri i banesave me prezencë uji ka arritur në 110 nga 30 që ishin më parë.

Në total janë 1400 ha të përmbytura ndërsa rruga e Obotit mbetet me prezencë uji 85 cm.

Atje operohet me 2 mjete të kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë. Edhe rruga Shirq-Darragjat është e pakalueshme.

Bashkia e Shkodrës kërkon pako ushqimore për të ndihmuar banorët e bllokuar nga uji, bazë ushqimore për blegtorinë dhe çizme të gjata rreth 50-60 palë për Obotin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


250 banesa të rrethuara nga ujë

2685 hektarë të përmbytura në Shkodër