MENU
klinika

Reshje shiu, shtrëngata dhe borë

SHMU zbulon se çfarë na pret javën e ardhshme

22.01.2023 - 20:38

Ditën e hënë pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu. ReshjeT priten të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në jugperëndim të vendit reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.


Çfarë pritet tashmë? Rusia ‘përgatit’ katastrofën globale, paralajmëron hakmarrje bërthamore në Ukrainë
Problematikat nga moti i keq në vend, reagon Ministri i Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në terren
Krahasuan lojën e tij me të modeles, Beniada i gjen sozinë ‘Maestros’ (Foto)
“Kolapsi është shumë pranë”, Escobar lëshon thirrjen e fortë drejt Mali të Zi: Zgjidhni krizën politike
Ditën e martë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht në zonat malore. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon reshje lokale bore me intensitet të ulët, përgjatë zonave malore të vendit.

Ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, filimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qendrore të vendit. Në lartësin mbi 600-700 metra në jug dhe juglidje reshje bore.

Ditën e enjte parashikohet të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente me intensitet të ulët të karakterit lokal në jug të vendit, në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Ditën e premte pritet të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në zonat malore të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut deri në mesjavë e më pas kthen nga verilindja me shpejtësi mesatare 2-7m/s, e hera-herës fiton shpjetësi deri në 12-15m/s.