MENU
klinika

“Tanët nuk na rrinë as me rroga të ngritura”

Shoferë kamionësh nga Egjipti do të punojnë në Shqipëri

26.01.2023 - 14:31

Një tjetër sektor, që pritet të zgjidhë mungesën e fuqisë punëtore me marrjen e punonjësve të huaj është ai i transportit të mallrave të importit.

Së shpejti 10 shoferët e parë të kamionëve me eksperiencë të ngjashme nga Egjipti pritet të vijnë në Shqipëri.

Rudolf Xhillari administratori i kompanisë së transportit të mallrave “Balkan Trans Albania” tha për Monitor se aktualisht ka një mungesë së theksuar të drejtuesve të kamionëve.

Për shkak të kësaj problematike që për 2023 ka nisur të thellohet, kompania “Balkan Trans Albania” ka aplikuar pranë një agjencie punësimesh për marrjen e shoferëve të kamionëve nga Egjipti.

“Problematika e fuqisë punëtorë është thelluar këtë vit. 25 deri 30% e mjeteve qëndrojnë pa punë, pasi mungojnë drejtuesit e kamionëve. Ndërsa kërkesa për transport mallrash është e lartë, por nuk arrihet të plotësohet për shkak të kësaj problematike.

Punonjësit mungojnë pasi kanë emigruar drejt Europës, kryesisht për në Gjermani. Pavarësisht se kemi rritur pagat, janë larguar.

Aplikimet për marrjen e shoferëve nga Egjipti po shihet si zgjidhje, për të mos lëne më kamionët pa punë që transportojnë mallrat e porositura nga importi”.

Xhillari pohon se paga minimale e drejtuesve fillestarë të kamionëve në Shqipëri varion nga 500 deri në 600 euro, ndërsa maksimalja për ata me përvojë nis nga 1,000-1,500 deri 2,000 euro.

“Duke u plotësuar akomodimin dhe ushqimin parashikojmë që kostot e pagesave për shoferët egjiptianë te jenë në nivelin e vendasve. Presim që rendimenti në punë i tyre të jetë më i lartë se vendasit. Gjithashtu kërkojmë nga institucionet shtetërore lehtësimin e proceduarave të kontratave të punësimit nëpërmjet të parashikuar nëpërmjet Kodit të Punës”, shton Xhillari.

Por mungesa e fuqisë punëtore plus rritja e çmimit të karburantit pritet të sjellë shtrenjtim të tarifave të transportit nga marsi 2023, gjë që do reflektohet në rritje të re të çmimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë

“Mungesa e punëtorëve po minon rritjen e kompanive”

Shkak pandemia, lufta dhe…

Tregu në ’emergjencë’ për punonjës!