MENU
klinika

Statistikat e frikshme të Juventusit

Shtatë fitore radhazi pa gol, po kthehet “muri” bardhezi

05.01.2023 - 14:48

Juventusi nuk ofron ende garanci se mund të jetë një skuadër për titullin kampion, duke parë se nuk ka një balancë konkrete në lojë gjatë 90 minutave, por shifrat thonë krejt të kundërtën në këtë periudhë të fundit.

Ajo ndaj Kremonezes ishte fitorja e shtatë radhazi për Masimiliano Alegrin dhe bandën e tij, për më tepër pa pësuar gol. Po, pikërisht kështu, bardhezinjtë kanë ngritur sërish murin, edhe pse gjatë lojës rrezikojnë shumë shpesh të pësojnë dhe madje deri tani numërojnë 11 ndeshje pa pësuar në total.

Diçka të tillë në Europë ka mundur ta bëjë vetëm Barcelona deri tani. Prandaj, nëse Juvja nuk është ende për titull, duket se po provon të kthehet e tillë..