Policia ka dhënë informacion në lidhje me aksidentin e ndodhur mesnatën e kaluar në Tiranë ku është përfshirë policja e Elbasanit Anisa Kostani.
Uniformat blu bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete. Për pasojë është dëmtuar Kostani dhe drejtuesi i automjetit ku ajo po udhëtonte.
Ata aktualisht ndodhen në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
– R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.