MENU
klinika

Ja kërkesat e trajnerit Gvozdenoviç!

Skënderbeu nis “pazarin” për tre role

10.01.2023 - 14:34

Skënderbeu kërkon që ta nis me tjetër “marsh” garën. Synohet ngjitja direkte në elitë, ndaj misioni është i qartë: të kapin vendin e parë ose të dytë. Që të përballojnë rivalitetin me Dinamon e Flamurtarin, duhet të forcojnë me patjetër organikën. Presidenca ka lëvizur direkt në këtë drejtim dhe ka siguruar shërbimet e dy ish-ëve.

Randi Dumfur dhe Agnaldo Moraesh kanë arritur akordin dhe pritet që këto ditë t’i bashkohen grupit në stërvitje. E megjithatë, kërkesat e Ivan Gvozdenoviç nuk janë plotësuar që të gjitha. Për të ndërtuar një ekip kompetiviv dhe sipas stilit të tij, serbi pret të paktën edhe 3 afrime.

Konkretisht llogaritë po bëhen për një qendërmbrojtës, një mbrojtës të majtë dhe një mesfushor shkatërrues. Këto janë prioritetet, sidoqoftë në listën e “dëshirave” është përfshirë edhe një sulmues.

Nëse gjejnë të duhurin, ndoshta edhe do ta marrin. Ngërçi qëndron diku tjetër, përtej dëshirës së klubit për të mos u kursyer financiarisht.

Janari nuk ofron shumë opsione dhe qëllimi është që të marrin elementë që të bëjnë diferencën, jo thjesht për numër. Ndaj edhe drejtuesit po tregohen të kujdesshëm në tratativat që po zhvillojnë në këtë merkato. Gjasat janë që brenda kësaj jave në Korçë të zbarkojnë të paktën dy afrime të reja.

Se kush janë emrat mbeten ende një “mister”… Sakaq, bardhekuqtë nuk kanë qenë të plotë këto ditë.

Vërtet e kanë nisur stërvitjen më datë 3 janar, por prej ditësh u mungon kapiteni. Vangjel Zguro ishte në Amerikë me pushime dhe biletën e kthimit e ka pasur më 9 janar, ndaj gjasat janë që sot ai të vendoset nën urdhrat e stafit teknik.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”