MENU
klinika

Ja sa milionë euro kushton secila skuadër!

Starti i 2023, Tirana kryeson Superioren për vlerën e kartonit të lojtarëve

02.01.2023 - 15:31

Humbja në derbi ka bërë që Tirana të shohë Partizanin t’i shkëputet paksa në kreun e renditjes së kampionatit dhe bardheblutë do të tentojnë në çdo mënyrë që të arrijnë përsëri të kuqtë në një garë për titull që duket se do të ketë kryeqytetasit si protagonistë kryesorë. Por bardheblutë ndërkohë kryesojnë ndaj rivalëve të tyre në një tjetër “garë”, atë të vlerës më të lartë të kartonit të lojtarëve që kanë në përbërje.

Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, bardheblutë e nisin vitin 2023 në kryesim, me një vlerë në total prej 5,75 milionë eurosh të skuadrës së plotë që ka në dispozicion Orges Shehi.

Pas tyre vjen Partizani me 5,4 milionë euro, i ndjekur në vendin e tretë nga Vllaznia, me 4,73 milionë euro, duke plotësuar podiumin e kampionatit shqiptar.

Kukësi me 4,43 milionë euro dhe Laçi me 4,15 milionë euro janë dy ekipet e radhës në këtë klasifikim të veçantë që sheh Egnatian me 3,7 milion euro të kalojë Teutën me 3,65 milionë euro.

Bylisi me 3,4 milionë euro dhe Kastrioti me 3,2 milionë euro ndjekin më pas në këtë renditje që mbyllet nga surpriza e Superiores, Erzeni. Shijakasit kanë një vlerë 2,37 milionë euro në total sipas “transfermarkt”, por kjo nuk i ka ndaluar që të bëjnë surprizë pas surprize dhe ta shohin veten mes ekipeve më të spikatura të këtij edicioni.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”