MENU
klinika

Punë te mirë

Supervjedhja në banesën e Alda Klosit/ Policët dhe drejtuesit marrin shpërblim

23.01.2023 - 11:50

Komisariati nr.2 në kryeqytet ka marrë shpërblim për punën e mirë në lidhje me rastin e Alda Klosit, që çoi në arrestimin e pastrueses së saj, Rozeta Dobi.

Kjo e fundit akuzohet për vjedhjen e një shume të madhe parash në banesën e Klosit, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri.

Mësohet se policët dhe drejtuesit e këtij komisariati kanë marrë shpërblim për punë të mirë sa i takon këtij operacioni, që çoi pas hekurave përveç pastrueses dhe djalin e saj, Havier Dobi. Kujtojmë se Alda Klosi po hetohet nga prokuroria për burimin e të ardhurave, të cilat dyshohet se u vodhën nga Dobi.