14.01.2023 - 19:23
Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në shtëpi ndaj Kastriotit, 3 pikësh ky mjaft me vlerë, për të nisur kështu largimin nga zona e ftohtë.
Durrsakët marrin avantazhin në fundin e fraksionit të parë, pas një finalizimi të Lorenco Vilës.
“Djemtë e Detit” insistojnë dhe gjejnë edhe golin e dytë me Oshafin. Gjithsesi, festa ngrin pasi anulohet për shkak të një pozicioni jashtë loje. Ndërhyerja e VAR i rikthen buzëqeshjen Teutës, me skuadrën që tashmë mund të gëzojë lirshëm.
Ekipi i Martinit renditet në vendin e nëntë me 17 pikë, ndërsa krutanët janë në vendin e shtatë me një pikë më shumë.