Kallaku, Zhivanaj, Huseini, Bytyqi. Cili është lojtari i radhës që do të largohet nga Tirana? Hamendësime ka sa të duash. Një listë e gjatë mund të bëhet pasi disa prej lojtarëve nuk kanë dëshirë që të qëndrojnë në stolin e rezervave.
Një nga ata që meriton largimin është Vesel Limaj që është në stol prej grushtit. Po kështu, në stol janë Toshevski, Behiratçe e ndonjë lojtar tjetër.
Nuk dihet me saktësinë se këta lojtarë do të qëndrojnë në stol apo të shohin fatin diku. Ka edhe të tjerë, ata të radhës së dytë që janë rezerva dhe që duan të luajnë titullarë nëpër ekipe të tjera të Superiores.
Te Tirana është fakt, se ardhja e Lushkjës tregoi se në mesfushë vendi për Limajn dhe Kallakun nuk është i garantuar.
Pritet të vijnë edhe lojtarë të tjerë dhe kjo mund të ulë të tjerë emra në stol. Tej të gjitha hamendësimeve, emrave apo atyre që nuk dëshirojnë të jenë zgjedhje e dytë te bardheblutë, lista është e madhe.
Më shumë se dëshirat e ftbollistëve, duket se janë drejtuesit e skuadrës ata që po nisin një revolucion në skuadër. E sigurt është që do të largohen disa lojtarë. Klubi ka marrë vendimin tashmë.
Revolucion apo operacioni “fshesa”, kjo do të ndodhë.
AFRIMET – Në tavolinën e Tiranës janë emra si Balaj, Abazaj, Trumci, Iljazi apo Ardit Toli.
Gjithsesi, gjërat ende nuk janë mbyllur dhe Tirana ka larguar katër lojtarë, duke afruar për momentin vetëm një.