25.01.2023 - 10:43
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë e Shkodrës është tkurrur krahasuar nga një ditë më parë me 80 hektarë. Aktualisht atje vijon të jetë nën ujë një sipërfaqe prej 1320 hektarësh.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit vijon të jetë 1300 hektarë sipërfaqja e përmbytur. Në rrugën e Obotit ka prezencë uji në nivelin 75 centimetra dhe nuk ka ndryshuar krahasuar me dje.
Në Obot ka prezencë uji në oborre në 15 banesa. Aktualisht atje operon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Ndërkohë në Njësinë Administrative Dajç ka mbetur e përmbytur një sipërfaqe me 20 hektarë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Akset ku vështirë kalohet në Shkodër
Lumi Buna del nga shtrati, rriten prurjet edhe në Drin
Situata në Shkodër
2800 ha në ujë, rruga e Obotit vijon të jetë e bllokuar
Në 10-11 janar…
IGJEUM jep detajet: Priten reshje shumë intensive në këto qarqe
250 banesa të rrethuara nga ujë