MENU
klinika

Banorët të shqetësuar

Uji ‘pushton’ rrugët, bllokohet aksi Lezhë-Milot

19.01.2023 - 10:54

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, por që vazhdojnë edhe aktualisht kanë bllokuar rrugën nacionale Lezhë-Milot pranë fshatit Spiten.

Uji ka vërshuar në rrugë, duke bërë që shumë automjete të bllokohen.

Të shqetësuar banorë të zonës, por edhe drejtues mjetesh thonë se deri tani askush nga autoritetet lokale nuk ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë.

“Shumë problem është, aksi është bllokuar komplet. Nga Laci në Lezhë ka shumë lëvizje kjo rrugë. Që në mëngjes është bllokuar dhe nuk ka ardhur as emergjenca civile, as kryeplaku dhe askush. Janë 20 kamionë që janë bllokuar. 10 makina kemi nxjerrë me këtë djalin e servisit. Një është aty, deri tek timoni është me ujë. Ka bërë shumë dëme. Kemi telefonuar por nuk ka ardhur asnjeri”, tha një drejtues mjeti.

“Ju po shihni vetë sa e vështirë është, përveç gazetarëve nuk ka ardhur asnjeri. As kryeplaku, as administratori, as kryetari i bashkisë, as policia. Këtu kanalet duhet të ishin hapur. Kanë ardhur mjetet privat që kanë punuar. Deri tani nuk ka ardhur asnjë person, përvec gazetarëve. Janë bllokuar disa mjete. Sic e shikoni këtu nuk kalohet”, tha një banor i zonës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sinoptikani: Ja zonat më të rrezikuara nga përmbytjet

Si parashikohet moti për ditët në vijim