MENU
klinika

Si bëhet llogaritja

Vendimi/ Qeveria mund të rrisë ‘pa limit’ pensionet

12.01.2023 - 20:27

Qeveria shqiptare i jep të drejtë vetes që të mund të vendosë për indeksimin e pensioneve më shumë se një herë në vit. Referuar vendimit të miratuar së fundmi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, “Në raste të jashtëzakonshme kur ndryshimet në çmimet e konsumit kryesisht shporta e konsumit, janë të ndjeshëm (luhatje mujore të mëdha), Këshilli i Ministrave mund të vendosë për indeksimin e përfitimeve nga sigurimet shoqërore më shumë se një herë në vit”.

Deri tani sipas ligjit në fuqi, ishte përcaktuar se indeksimi mund të bëhej çdo vit, si pasojë e ndryshimit të indeksit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, të cilat janë vlerësuar si bazë për nivelin minimal jetik të pensionistëve. Por duket se kjo iniciativë është ndërmarrë nisur nga kriza aktuale e rritjes së çmimeve ku qeverisë iu desh të ndërhyjë disa herë për të amortizuar efektin negativ që solli tek kategoritë në nevojë dhe kryesisht pensionistëve, duke bërë një indeksim në masën 9.5 % në total.

Përfitues të këtij vendimi, përveç se afro 650 mijë pensionistëve të pleqërisë, janë edhe pensionet e invaliditetit, pensionet e ushtarakut, pensionet suplementare, etj. Grupmallrat dhe shërbimet e përzgjedhura për indeksin e ndryshimit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave të konsumit për pensionistët janë ushqimet dhe pijet jo alkoolike; pije alkoolike dhe duhan; veshje dhe këpucë, qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji; mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë; shëndeti; transporti; komunikimi; argëtim dhe kulturë; shërbim arsimor; hotele, kafene dhe restorante; mallra dhe shërbime të ndryshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afati i bonusit për pensionistët

Kur përfitohet pension i plotë i pleqërisë?


BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria