Klubet e Serisë A kthehen sot përsëri në aktivitet pas ndalesës për Botërorit dhe nisin një seri të jashtëzakonshme ky do të luajnë pa ndalesë deri më 19 mars, kur do të grumbullohen ekipet kombëtare. Për shkak të ndalesës për Botërorin dhe festat e fundvitit, kalendari do të jetë jashtëzakonisht i ngjeshur me skuadrat e mëdha që do të jenë në fushë pa u ndalur.
Në fakt, rezulton se që nga dita e sotme e deri më 19 mars, kur luhen ndeshjet e fundit të Serisë A para ndalesës për kombëtaren, janë 74 ditë ku thuajse gjithmonë do të jetë në fushë një prej emrave kryesorë të futbollit italian. Vetëm në 9 nga këto ditë nuk do të jetë futboll me skuadrat kryesore të Serisë A të përfshira.
Për të tejmbushur kalendarin në këtë periudhë do të jenë 9 javë të Serisë A, Superkupa e Italisë, pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës, si dhe Kupa e Italisë. Dy muaj e gjysmë për t’u jetuar në maksimum dhe për të përcaktuar për shumë prej këtyre skuadrave rrugëtimin e sezonit dhe ku do të mbeten në garë në muajt e fundit të tij.