MENU
klinika

Konferenca vjetore

Vuçiç: Ky është mandati im i fundit, s’e ndryshoj Kushtetutën

04.01.2023 - 20:41

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në konferencën vjetore për shtyp të mbajtur në Pallatin “Srbija”. Ai fillimisht i uroi të gjithëve Vitin e Ri dhe festat e ardhshme, e më pas lajmëroi se ky është mandati i tij i fundit si kryetari i shtetit.

“Së shpejti, pavarësisht dëshirës time, nuk do të jem më kryetar i një partie politike. Kjo do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm,”– tha Vuçiç. E më pas, ai shton se nuk do të ndryshojë Kushtetutën. Por shtoi se viti 2023 nuk do të jetë aspak i lehtë.

“Një grua e mrekullueshme nga Kosovë më pyeti, kur isha në Rashkë, pse ti president gjithmonë duhet të shpallësh lajme të këqija? Pse je gjithmonë aty për t’u vrenjtur, ndërsa të tjerët thonë lajme të mira. Unë thashë që zgjidhni një klloun, dikë që t’ju bëjë të qeshni. Unë jam këtu për të qenë atje për njerëzit kur është situatë e vështirë. Unë pres që viti 2023 të jetë shumë më i vështirë se 2022.”

Më pas, dha për herë të parë emrat e 9 shtete e tërhoqën njohjen e Kosovës.

“Na presin sfida të vështira sa i përket Republikës së Kosovës. Ne mezi e kemi ruajtur paqen, jo për fajin tonë. Serbia nuk ka bërë asnjë incident dhe ne nuk kemi bërë asnjë lëvizje të njëanshme. Por ne jemi nuk na vjen turp për Kushtetutën tonë. Jemi të vegjël, por siç janë gjërat në botë, 106 vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. 9 prej tyre kanë tërhequr njohjen dhe ato janë: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia, Maldive. Ne jemi duke pritur për të dhjetën.”

Ndërsa më pas u ndal edhe tek ekonomia dhe pagat minimale e tek niveli i papunësisë në Serbi, që sipas tij kishte kapur shifra të ulëta rekord.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ja sfidat e mëdha që na presin"

Bërnabiç: Kosova, sfida më e madhe politike

“Der Spiegel”: Rrezikojnë ta destabilizojnë Ballkanin!

“Serbët e Bosnjës po luajnë me zjarrin”