MENU
klinika

"Gati për zjarr ta-ta-ta"

Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit: Të kërkon ministri në radio…

20.01.2023 - 20:38

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar sot për herë të parë materiale të reja që nuk janë zbardhur deri më tani që zbardhin të plotë se çfarë ka ndodhur në momentin kur u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Biseda është mes kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr. Madje kodi është “gati për zjarr ta-ta-ta”, ndërsa në një moment të dytë në radio flet edhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por gazetari ka zgjedhur që të mos i publikojë fjalët e tij.

PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT:

KOMUNIKIMI I PARË:

Ndrea Prendi: Alfrd dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka jnë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prokuroria do kërkojë riekspertim për armën që qëlloi

‘21 Janari’, rihapen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”