MENU
klinika

Cilat bashki i jepen PBDNJ-së

Zbardhet marrëveshja e Berishës me Vangjel Dulen

25.01.2023 - 13:25

Partia Demokratike ka firmosur ditën e sotme një marrëveshje koalicionin për zgjedhjet lokale me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ.

Janë zbardhur disa nga detajet e marrrëveshjes që u firmos në orën 11:00, nga Sali Berisha dhe Vangjel Dule.

Partia Demokratike do t’i lërë rrugë të lirë PBDNJ-së që të caktojë kanidatët për zgjedhjet lokale në bashkitë e Dropullit, Finiqit dhe Himarës.

“Ajo që mund të konfirmojmë është se PBDNJ-së do t’i lihet zonë e lirë në tre bashki ku Partia Demokratike nuk zhvilloi procesin e primareve, përkatësisht bashkinë e Finiqit, Dropullit dhe bashkinë e Himarës”, tha Ardit Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN