24.01.2023 - 16:29
Kristiano Ronaldo nisi një kapitull të ri në karrierën e tij me transferimin te Al-Nasr në Arabinë Saudite, nga i cili ishte edhe “divorci” me agjentin e tij Horge Mendesh.
Siç raporton “El Mundo”, ylli portugez i vendosi një ultimatum verën e kaluar agjentit të tij, për t’i gjetur një klub që luante në Ligën e Kampionëve, me dy preferenca kryesore.
Ato ishin Bajerni i Mynihut dhe Çelsi, ose përndryshe bashkëpunimi i tyre do të merrte fund.
Edhe pse në fakt Mendesh u përpoq mjaft gjatë verës duke u takuar me drejtuesit e të dyja klubeve, ai nuk bindi dot asnjërën për të transferuar Ronaldon, me këtë të fundit që qëndroi dhe për disa muaj të tjerë te Mançester Junajtid.